OptiTime ndihmon për të shkurtuar kohën e larjes. Mund ta shkurtoni kohën e ciklit të larjes nëse e keni me nxitim ose nëse enët nuk janë dhe aq pis. Nëse keni enë që janë shumë pis, mund ta rritni kohën e programit dhe të arrini rezultate perfekte.
OpenDry eliminon nevojën për tharjen e enëve! Dera e lavastoviljes hapet automatikisht pasi mbaron cikli, në mënyrë që enët të thahen shpejt dhe në mënyrë natyrale. Gjithashtu është shumë i sigurt, sepse ajri i lagësht nga lavastovilja nuk e kalon temperaturën 40°C, ndaj nuk do të kondensohet dhe nuk do të dëmtojë mobiliet. Kjo e bën më praktike dhe ul konsumin e energjisë.
Pajisjet Amica janë kaq të qeta saqë mund të mos i dëgjosh kur punojnë. Prandaj mbi procesin aktiv të larjes të informon një dritë e lehtë e hedhur në dysheme nga dioda LED e vendosur poshtë derës. Kur larja mbaron, drita fillon të pulsojë e pastaj fiket. Dhe ti e di me saktësi kur ta hapësh lavastoviljen.
Filtrat modernë antibakterialë janë prodhuar nga një material i nxjerrë nga triazoli, i cili jo vetëm që eliminon patogjenët e veçuar nga materiali, por parandalon edhe shumimin e tyre brenda lavastoviljes. Gjithashtu pakëson formimin e erërave të pakëndshme. Higjienë e pastër e garantuar!
Tani ju mund të filloni ciklin edhe kur vetëm një shportë është e plotë. Ky funksion ju garanton të kursej kohë dhe para.
Zgjidhni momentin e duhur. Duke përdorur këtë funksion ju mund të programoni enëlarësen për të filluar punën në kohën më të përshtatshme.